Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim ndaj dy të miturve, u morën para dy personave nën kërcënim të thikës dhe qenit “Pit Bull”

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj të miturve G.K., dhe H.B., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: detyrimi dhe mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve.

Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar të miturit G.K., dhe H.B., në bashkë kryerje, nën përdorim të forcës me mjet të rrezikshëm- thikë si dhe një qenë të racës ‘’Pit Bull’’ i kanë detyruar dy të dëmtuar, që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre duke i ‘u marrë me forcë një shumë të të hollave.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin sjelljen e mëparshme të të miturve të cilët janë të regjistruar edhe si kryerës të veprave tjera penale, andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse të miturit lihen në liri do të përsërisin ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre si dhe do të kishte edhe ndikim negativ në opinion shoqëror dhe në rrethin ku jetojnë të miturit.