Kolona prej disa kilometrash është krijuar pas aksidentit të shkaktuar në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Gllarevë.
Pas 10 minutash është liruar njëra korsi e magjistrales, e cila u bllokua si pasojë e këtij aksidenti në të cilin janë lënduar gjashtë persona, transmeton kp.
Aksidenti ndodhi ndërmjet dy veturave, njëra prej tyre me tabela të huaja
Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht te fshati Gllarevë, raporton kp.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, njëra me tabela të huaja. Me këtë rast janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.