Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pacientit në Entin Special i përkeqësohet gjendja, vdes pasi dërgohet në QKMF

Në Entin Special në Shtime, një pacienti i është përkeqësuar shumë gjendja shëndetësore, me ç’rast është dërguar në QKMF.

Siç njofton policia, pasi është dërguar aty ekipi mjekësor ka konstatuar se pacienti nuk ka shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.