Një pacientit në Spitalin Rajonal të Pejës i është gjetur një mjet shpërthyes, ka njoftuar zëdhënësi i këtij institucioni, Naim Sahiti.
Ai deklaroi se pacienti është nga Istogu dhe me rastin është marrë Policia, duke ia larguar mjetin.
“Një pacient i ardhur prej Istogut gjatë trajtimit e ka parë personelit që ka një mjet shpërthyes në xhep e ka lajmërua Policinë, pastaj Policia po merret me rastin…Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore me këmbë të këputur nuk e di arsye pse e ka pas atë mjet, qëllimi i tij ka ardhur me marr trajtim…Policia është duke u marr me pacientin ai është aty i është larguar mjeti”, theksoi ai./KSP/
Artikuj të ngjashëm
-
Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon
-
Një i plagosur në Pejë, i dyshuari shoqërohet në polici
-
Hidhet mjet shpërthyes në një dyqan në Pejë
-
Dy të lënduar nga një shpërthim në Pejë
-
Dyshohet për mjet shpërthyes në Klinikën e Patologjisë në QKUK