Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Organizonte bixhoz, arrestohet 48 vjeçari në Viti

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, së bashku me zyrtarë të Doganës së Kosovës, të mërkurën kanë kontrolluar një lokal në qytetin e Vitisë, ku dyshohej se janë duke u zhvilluar lojëra të fatit ‘bastore online’.

Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante që lidhen me veprën e kryer. Nën dyshim për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, është arrestuar Sh.I. 48 vjeçar.

Njoftohet se me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Artikuj të ngjashëm