Policia Britanike ka arrestuar një emigrant shqiptar 23-vjeçar të quajtur Dorian Puka pasi u gjet me disa ora dhe një portofol të vjedhur.
Puka sapo kishte përfunduar dënimin e tij prej 9 muajsh për grabitje dhe pasi ishte kthyer në Shqipëri ai kishte arritur që të kthehej në Britani në mënyrë të jashtëligjshme sipas Dailymail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqiptari u arrestua në Jug-Perëndim të Londrës, ku patrulla arrriti ta dallojë nga një orë e shtrejntë që mbante në dorë, dhe pas u ndalua atij iu gjetën dhe shumë ora të tjera të shtrejnta dhe një portofol të cilat shqiptari nuk mund ti justifikonte.
Pas arrestimit policia vendase e ka lidhur atë edhe me disa vjedhje të tjera në atë zonë.
Përpos kësaj arrestimi i tij ka bërë që Britanikët të vihen në dyshim se sa të sigurtë janë kufijntë e tyre dhe mund të shtojnë edhe më shumë masat e sigurisë në pikat doganore.