Policia e Kosovës, konkretisht Njësia e Komunikacionit e Autostradës (NJKA) në vazhdën e punëve operative ka realizuar planin operativ ‘Mjetet e Transportit 2017’, operacion ky i cili ka filluar nga data 29.05.2017.
Plani Operativ është realizuar në autostradat ‘’Ibrahim Rugova’’ dhe ‘’Arbër Xhaferi’’ dhe ka pasur për fokus kontrollimin e mjeteve të rënda të transportit (kamionëve, maunave).
Kontrolli policor është fokusuar, por nuk është kufizuar vetëm në: kontrollimin e gomave të automjeteve të rënda transportuese, bartjen (transportin) e gjësendeve të pambuluara (rimorkio të pa mbuluara), regjistrimi i këtyre mjeteve etj.
Gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar gjithsejtë 280 mjete të rënda transporti, prej tyre në 179 raste janë gjetur shkelje të rregullave të trafikut rrugor dhe për pasojë janë shqiptuar po aq gjoba (179), prej tyre 45 gjoba iu janë shqiptuar ngasësve të kamionëve për drejtim të automjetit me goma të vjetruara dhe të dëmtuara.
NJKA do të vazhdojë me hartimin dhe realizimin e planeve operative edhe në të ardhmen me qëllim parandalimin e aksidenteve të mundshme dhe zvogëlimin e rreziqeve në rrugët e Kosovës.
-
Policia nis kontrollimin e automjeteve të rënda, apel të mos qarkullojnë pa gjendje të mirë teknike
-
Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete
-
Nga nesër ndalohet qarkullimi i këtyre automjeteve për shkak të të nxehtit
-
Policia parandalon një garë të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Për dy orë e gjysmë Policia dënoi 20 persona për tejkalim të shpejtësisë në “Arbën Xhaferi”