Policia e Shtetit është angazhuar në një operacion të madh në gjithë Shqipërinë në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas Policisë, janë angazhuar 289 grupe kontrolli nga drejtoritë vendore të policisë dhe drejtoritë vendore të Kufirit e Migracionit, me pjesëmarrjen e 1.110 punonjësve te policisë, 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese. Por, nga 4.922 kontrolle/rikontrolle të bëra nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike, bën të ditur 'Panorma'.
Njoftimi i policisë
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shetit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të kanabisit ka nisur një operacion i gjerë për kontrollin e territorit.
Gjatë këtij operacioni janë angazhuar 289 grupe kontrolli nga drejtoritë vendore të Policisë dhe drejtoritë vendore të Kufirit e Migracionit.
Edhe
Kontroll masiv në të gjithë Shqipërinë për kultivimin e bimëve narkotike
Në operacion morën pjesë 1.110 punonjës policie me 203 automjete policie dhe 2 mjete lundruese.
Janë kryer gjithsej 4.922 kontrolle/rikontrolle, në:
– 1795 sera/minisera
– 1036 magazina/objekte
– 883 ish objekte ushtarake
Edhe
Për dy muaj konfiskohen afro 26 kg narkotikë e shkatërrohen 5 plantacione kanabisi
– 509 shtëpi të braktisura
– 299 stane/stalla
– 407 ambiente të hapura
– 43 parcela të kultivuara në vitet 2016-2017.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në territor dhe në ambiente të mbyllura nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Edhe
Veriu i Shqipërisë, zona me përhapjen më të madhe të kultivimit të bimëve narkotike
Grupet e monitorimit të DPPSH, të cilët janë përgjegjëse për territoret e caktuara për monitorim kanë ndjekur operacionin në të gjithë territorin e vendit.
Kontrollet do vijojnë në mënyrë periodike në bashkëpunim edhe me aktorë dhe agjenci të tjera përgjegjëse, të përfshira në Planin Kombëtar të Veprimit për parandalimin e kultivimit të kanabisit.