Një grua në Obiliq e ka raportuar në polici për dhunim burrin me të cilin bashkëjetonte për katër muaj.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, gruaja ka thënë se i dyshuari i ka shkaktuar dhunë dhe duke e kanosur e ka detyruar të kryejë edhe marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Policia e Kosovës ka thënë se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Obiliq 25.07.2024 – 13:30. Me 26.07.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është duke bashkëjetuar prej 4 muajsh, ka shkaktuar dhunë dhe duke e kanosur e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.