Gjatë ditës së djeshme në QKUK në Prishtinë, ka vdekur një mashkull i cili ishte aksidentuar më datë 14 maj.
Në raportin policor të po kësaj date, thuhet se i ndjeri kishte qenë duke drejtuar motoçikletën e tij në magjistralen Ferizaj-Prishtinë dhe nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ai ka dalë nga rruga kryesore.
Me këtë rast ai është përplasur me një shtyllë elektrike.
Viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Megjithatë, policia bënë të ditur se personi në fjalë ka ndërruar jetë dje në QKUK derisa ishte duke u trajtuar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjarëve.
Artikuj të ngjashëm