Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J. në kohëzgjatje prej një muaj, pasi ai nuk ka përfillur urdhrin e gjykatës, duke kërcënuar djalin e vet.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit B.J. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.J. ka kryer veprat penale që i vihen në barrë pasi më datë 22.05.2019 i ishte afruar banesës së palës së mbrojtur P.J. e që me urdhër të Gjykatës e kishte të ndaluar, ndërsa me datë 30.06.2019 i pandehuri kishte gjuajtur xhamin e banesës së palës së mbrojtur, më pas kishte vrapuar në drejtim të palës së mbrojtur dhe me grusht kishte dëmtuar xhamin e derës së hyrjes së objektit. Me datën 02.07.2019 i pandehuri me një mesazh dhe telefonatë e kishte kërcënuar djalin e tij, tani të dëmtuarin P.J. duke shkaktuar frikë dhe ankth tek të dëmtuarit. Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1 nën par.1.1, 1.2, 1.2.1, dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./KsP.