Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nuk mori pagën me rregull, ia vuri flakën autobusit që drejtonte

Një person është arrestuar të mërkurën mbrëma, pasi dyshohet se ia vuri zjarrin autobusit të cilin e drejtonte në kompaninë ku punonte.

Policia e Kosovës ka njoftuar se motivi i këtij akti dyshohet të jetë mosmarrja e pagës me rregull.

Rasti ka ndodhur në zonën industriale në Fushë-Kosovë.

“Dyshohet se ka të bëjë për shkak të mosdhënies së pagës, pasi që i dyshuari kishte punuar në firmën e viktimës. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë të enjten.