Dje është therur me thikë një zyrtar policor në Pejë, derisa raportohet se është arrestuar i dyshuari.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.
“Viktima burrë shqiptar (zyrtar policor) ka pësuar lëndime trupore, pasi derisa ishte në detyrë zyrtare është sulmuar me thikë nga i dyshuari, burrë shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm