Një veturë ka rënë në shtratin e lumit të fshatit Gadime e Ulët në Komunën e Lipjanit.
Sipas informacioneve të siguruara, dyshohet se bëhet fjalë për vetaksident. Ndërkaq në vendngjarje shihet se të pranishme janë edhe ekipet policore.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, derisa KOHA po pret përgjigje nga Policia.