Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një veturë e Policisë del nga rruga në Klinë

Një veturë e Policisë së Kosovës dyshohet se është vetëaksidentuar në qytetin e Klinës, duke dalë nga rruga.

Siç mëson KOHA, aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, afër hekurudhës në këtë qytet.

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ende nuk ka informacione për aksidentin. Ndërkohë, nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e ngjarjes.

Image