Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një vajzë raporton se është ngacmuar seksualisht nga dy të mitur, arrestohet njëri

Arrestim

Arrestim

Një e mitur në Prishtinë ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga dy të mitur.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme.

Viktima është intervistuar në prezencë të prindërve dhe zyrtarit nga QPS.

Me vendim të prokurorit njëri nga të miturit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.