Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një shtetas turk gjendet i vdekur në Podujevë

Një shtetas turk është gjetur i vdekur në shtëpinë ku jetonte. Rasti ka ndodhur në Podujevë, të dielën në mbrëmje.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, njësitë policore, ekipi mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, ka bërë të ditur policia.