Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia nis hetimin e vdekjes së një personi në QKUK

Policia ka hapur rast hetimi për vdekjen e një personi nga Podujeva në QKUK të martën.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë, viktima ishte dërguar në QKMF me urgjencë e pastaj në QKUK ku ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.