Një shtetas i Maqedonisë së Veriut gjatë kontrollit në pikën kufitare në Vermicë të shtunën nuk kishte qenë në posedim të testit negativ për COVID-19, siç kërkohet me masat e reja të Qeverisë së Kosovës.
Ai nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë, siç është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori publik.