Njësitet policore kanë hasur në një automjet me tre persona, një shtetas të Serbisë dhe dy kosovare të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Vozitësi është urdhëruar nga prokurori që nesër të paraqitet në stacionin policor në Muqivërc, teksa të tjerët janë liruar.
“Raportohet se njësitet policore kanë takuar automjetin që e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe dy pasagjere të dyshuara femra kosovare që kishin kaluar kufirin Serbi-Kosovë duke iu shmangur kontrollës së rregullt kufitare përmes rrugëve dytësore. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit lirohen, kurse vozitësi urdhërohet që nesër të paraqitet në stacionin policor në Muqivërc”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndalohen dy shtetas serbë në veri pasi kaluan ilegalisht kufirin e Kosovës
-
Kaloi kufirin ilegalisht nga Serbia, shtetasit të huaj i konfiskohet vetura
-
Katër shtetas të Serbisë arrestohen për kalim ilegal të kufirit
-
Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet një serb në Leposaviq
-
Arrestohen dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit, njëri shtetas i Serbisë