Kronikë

Një pushues 86 vjeç nga Kosova vdes në Velipojë

Një pushues nga Kosova i moshës 86-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e sotme ne plazhin e Velipojës.

Ai është futur në det për t’u larë, por ka ndërruar jetë, si pasojë e një ataku kardiak.

Siç raporton RTSH, i ndjeri është identifikuar si A. K.

Policia ndodhet në vendngjarje.