Një punëtor i nacionalitetit shqiptar vdekur derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në veri të Mitrovicës.
Burime të KosovaPress-it kanë konfirmuar se bëhet fjalë për viktimën H.A, i cili derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në rrugën “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës ka ndërruar jetë.
KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë më Policinë e Kosovës në veri të Mitrovicës, mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë e mundur për shkak se nuk ishin të qasshëm.
Rrethanat e vdekjes ende nuk dihen.