Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një personit në rrugën “B” ia grabisin tre të dyshuar portofolin dhe telefonin

Dje në rrugën “B” në Prishtinë ka ndodhur një grabitje.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugë, është ndaluar nga tre të dyshuar meshkuj, të cilët me forcë i kanë grabitur portofolin me dokumente, njëzet euro para të gatshme dhe një telefon”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia thotë se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Nuk raportohet për lëndime”, përfundon raporti.