Dje një personi në Ferizaj i është vjedhur vetura.
Në të, siç ka treguar ai në polici, kishte ngarkuar pako me cigare, para të gatshme dhe dokumente personale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raportin 24 orësh të PK-së, bëhet e ditur se vetura është gjetur e braktisur në autostradë, ndërsa malli dhe paratë jo.
“Në rrugën “Shaqir Hasani” në Ferizaj, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tij, në të cilën kishte të ngarkuar pako me cigare, para të gatshme, dokumentet personale dhe të veturës. Vetura është gjetur e braktisur në autostradë, ndërsa mallrat dhe paratë nuk ishin në veturë”, thuhet në raportin e PK-së.