Një person është vrarë në mbrëmjen e së dielës në rrugën “Zhujë Selmani” të Pejës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë informata për gjuajtje me armë pak para orës 22:00. Si pasojë e gjuajtjeve me armë, një person ka mbetur i vdekur.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka bërë të ditur për Koha.net se vdekjen e viktimës ekipi mjekësor e ka konstatuar në vendin e ngjarjes.
Ai ka thënë se viktima është e gjinisë mashkullore.
Artikuj të ngjashëm