Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person në Prishtinë u mashtrua, pagoi 750 euro me premtimin se do t’i rregullohet viza

Një person në Prishtinë ka raportuar në Polici se është mashtruar. Viktima ka njoftuar Policinë e Kosovës se i ka paguar një personi 750 euro për rregullim të një vize. Por, se viza nuk është rregulluar.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili është njoftuar për veprën, por edhe për një urdhëresë aktive për të dyshuarin në fjalë. Rasti po hetohet”, thuhet nga Policia.