Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Mori 17 mijë euro për t’ia siguruar një vizë pune, arrestohet

policia viza mashtrim koha

Është arrestuar i dyshuari për mashtrim në Prizren lidhur me viza pune.

Hetimi kishte nisur më 3 mars.

I dyshuari ka mashtruar një person duke i marrë 17 mijë euro për sigurimin e një vize pune.

“Pas hetimeve intensive me 15.03.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte arrit të mashtroj viktimën mashkull kosovar, ku i kishte marr 17.000 euro në këmbim të sigurimin të një vize pune. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.