Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën i ka arrestuar dy të dyshuar për një rast mashtrimi që kishte ndodhur në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë, të arrestuarit dyshohet se e kanë mashtruar një grua se do ta pajisin me vizë, duke i marrë asaj 4000 euro.
Gruaja ka paraqitur rastin në Polici më 12 shkurt të këtij viti.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë, 12.02.2022-09:50. Lidhur me rastin me date 23.04.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë mashtruar viktimën femër kosovare duke i marrë shumën prej 4000 euro kinse për ta pajisur me vizë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Mori 17 mijë euro për t’ia siguruar një vizë pune, arrestohet
-
Mashtrohet burri nga Podujeva, ia marrin 1,500 për termin për vizë në ambasadën gjermane
-
Arrestohet i dyshuari në Podujevë, mashtroi duke i marrë 3.000 euro për vizë pune
-
Arrestohet një person në Gjakovë për mashtrim, shiti veturën e huaj për 3000 euro
-
Arrestohen dy persona, ia morën dikujt 130,000 € duke e mashtruar se do ta dërgonin jashtë për shërim