Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person në Kamenicë dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

Foto: Koha / ilustrim

Një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në fshatin Roganë të Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës që ka thënë se rasti ka ndodhur në orët e paradites, të martën.

“Rasti ka ndodhur në orët e paradites së sotme. Nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje. Prokurori ka urdhëruar të dërgohet trupi i pajetë në obduksion. Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet rreth rastit”, ka thënë për Koha.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Mësohet se bëhet fjalë për një burrë, i lindur më 1973.