Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person në Gjilan theret më thikë nga disa persona të panjohur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Gjilan ka kërkuar tretman mjekësor pasi që ishte goditur me thikë nga persona të panjohur.

Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, viktima është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Një person është arrestuar lidhur me rastin.

“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pasi që ishte goditur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.