Dy persona janë therur të enjten në Istog, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike dhe është transferuar në QKUK.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se tjetri i cili është duke u trajtuar, është jashtë rrezikut për jetë. Sipas tij, bëhet fjalë për të mitur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Nikçi.
Përveç Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurorja dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
“Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, shtoi Nikçi.