Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person në Gjakovë arrestohet pasi sulmoi punonjësin e KEDS-it

Një person është arrestuar të mërkurën në fshatin Fshaj të Gjakovës, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të KEDS-it i cili ishte duke kryer detyrën e tij.

Punonjësi i KEDS-it ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë i dyshuari është intervistuar me urdhër të prokurorit dhe është liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar Policia e Kosovës.