Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person lëndohet rëndë pas goditjes nga vetura në Pejë

Një person ka mbetur i lënduar rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur pas mesnatës në Pejë.

I lënduari, i cili ishte këmbësor është përfshirë në aksidentin e shkaktuar nga një veturë, që përveç të lënduarit ka goditur edhe një veturë tjetër të parkuar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i ka thënë KOHËS se ky aksident ka ndodhur rreth orës 01:15 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

“Në mëngjesin e 1 janarit, në ora 01:15, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur një këmbësor dhe një veturë tjetër që ka qenë e parkuar”, ka thënë Gashi.

Ai njoftoi se për shkak të lëndimeve serioze që ka pësuar këmbësori, fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Pejës e më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Edhe Fëmija goditet nga vetura në Pejë Kronikë Fëmija goditet nga vetura në Pejë

“I lënduari fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, pastaj është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të lëndimeve serioze”, deklaroi Gashi.

Ndërkaq, shoferi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.