Kronikë

Një person lëndohet pasi humb kontrollin e veturës dhe futet në dy dyqane në Prishtinë

Të dielën në mbrëmje, një person është lënduar pasi ka humbur kontrollin e veturës dhe ka goditur dy dyqane në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për KOHËN ka thënë se nuk dihen ende arsyet e vetaksidentit të veturës.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën "UÇK" në Prishtinë ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë për shkaqe akoma të pa sqaruara ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në këtë aksident është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut. Vetura ka goditur dy lokale”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, në adresë të KOHËS kanë ardhur edhe fotografi nga vendi i ngjarjes, nga ku shihen dëmet e shkaktuara në dy dyqane, një prej të cilëve mobilshop.

Ndërsa, të hënën nuk ka ndryshuar shumë pamja e lënë mbrëmë.

Fotografitë e mëngjesit të sotëm në vendin ku ndodhi aksidenti, tregojnë gjendjen e dyqaneve.

{gallery}