Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person goditet me ekskavator, po trajtohet në QKUK

Një person është goditur me ekskavator në Pejë dhe është dërguar në QKUK për trajtim.

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e defektit në ekskavator, shoferi i tij e ka goditur viktimën.

I dyshuari është arrestuar.

“Raportohet se gjatë punimeve me ekskavator dhe si pasoj e një defekti , me shportë të ekskavatorit është goditur viktima mashkull kosovar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin drejtuesi i ekskavatorit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.