Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjilanasi gjuan me armë nga vetura në lëvizje

Policia e Kosovës është njoftuar të mërkurën se një person ka shtënë me armë nga një veturë në lëvizje në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit të panjohur.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

S'është raportuar për arrestimin e të dyshuarit.