Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas njoftimit, identiteti i viktimës ende nuk dihet pasi nuk ka poseduar asnjë dokument identifikues me vete.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet më tej në raportin policor.