Kronikë

Një person bie nga teleferiku në Brezovicë

Një person rreth të 30-tave ka rënë nga teleferiku sot gjatë ditës në Brezovicë.

Kjo është bërë e ditur nga disa persona në rrjetet sociale, të cili ka treguar se personi ka rënë nga pika më e lartë e teleferiku në Brezovicë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se personi i lënduar është gjallë ndërsa është duke u transferuar në spitalin e Ferizajt.

“Një person është lënduar tek teleferiku. Është në autoambulancë. Gjallë është. Ka marrë disa lëndime në kokë. Bëhet fjalë për një 30-vjecar”, ka thënë Policia.