Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person arrestohet në flagrancë për grabitje në Ferizaj

Arrestim - Peje

Një person i dyshuar për grabitje është arrestuar të hënën në Bibaj të Ferizajt, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, një 61-vjeçar e ka informuar policinë rreth orës 02:20 se disa persona të maskuar ishin duke vjedhur në shtëpinë e tij.

“Me të arritur te shtëpia, patrulla kanë vërejtur se të dyshuarit ishin brenda shtëpisë dhe në përpjekje për t’i kapur në flagrancë të dyshuarit kanë kërcyer nga kati i dytë, duke u larguar nga oborri në fushë të hapur në drejtime të ndryshme. Pas ndjekjes së tyre policia ka arritur që të ndalojë njërin të dyshuar dhe më pas ta arrestojë, i cili duke rezistuar kishte sulmuar zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.

Si dëshmi, tek i dyshuari janë gjetur stoli ari, një thikë dhe bateri ndriçuese, ndërsa tre persona të tjerë janë larguar në drejtim të panjohur.

“Policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga ProkuroriaThemelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet”, bën të ditur më tej Policia.

Edhe Vidhen stoli ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi, arrestohet një i dyshuar Kronikë Vidhen stoli ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi, arrestohet një i dyshuar

Nga hetimet e para thuhet se është mësuar që katër persona me maska kishin depërtuar me forcë brenda në shtëpi dhe sipas viktimës 34-vjeçare, e cila ishte në gjumë me katër fëmijët e saj, posa kishte dëgjuar zhurmën arrin përmes telefonit që ta njoftojë vjehrrin e saj, e që më pas ai njofton policinë, ndërsa viktima has të maskuarit, të cilët ishin me armë zjarri në dorë.

“Të dyshuarit në prezencë të saj dhe fëmijëve, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur stoli ari dhe gjësende të tjera në vlerë rreth 20 mijë eurove. I dyshuari/i arrestuari në flagrancë I.R, mashkull, shqiptar, shtetas i Serbisë, i moshës 48 vjeçar është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj për procedura të intervistimit, verifikimit dhe hetimit dhe me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa në kërkim policor mbeten të dyshuarit tjerë të kësaj ngjarje”, thuhet tutje në njoftim.