Të pandehurve H.Xh. dhe K.G, iu është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi dyshohet se në bashkëkryerje kanë bërë prodhimin dhe përpunimin e paautorizuar të narkotikëve.
Themelorja ka njoftuar të hënën se të pandehurit do të mbahen në paraburgim për një muaj, pasi në vlerësim thuhet se po të liheshin në liri, ekziston rreziku i arratisjes së tyre.
Ata janë të arrestuar të dielën (22 shtator) në Prishtinë, ku ishin kapur në një laborator droge në lagjen “Bregu i Diellit”.
“Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, të njëjtit mund të shmangen nga procedura penale, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, gjegjësisht ka rrezik se mund të bëjnë asgjësimin, ndryshimin e provave në rastin konkret, si dhe mund të ndikojnë në dëshmitarë. Andaj, Gjykata vlerëson se lënia në liri e të pandehurve mund të rrezikojë në masë të madhe zhvillimin e drejtë të procedurës penale”, thuhet në njoftim.
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Nga një muaj paraburgim për pesë të dyshuarit për krime lufte në rastin "Reçaku II"
-
Refuzohet kërkesa për paraburgimin e tre zyrtarëve policorë
-
Kërkohet paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për narkotikë dhe një të dyshuari për krime kibernetike
-
Një muaj paraburgim të arrestuarit në Bërnjak për falsifikim dokumentesh e pjesëmarrje në grup kriminal