Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e një muaji paraburgim ndaj të dyshuarit, R.B., shtetas i Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale të përgatitjes së vrasjes, duke u prezantuar si person zyrtar, konfirmoi zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se arrestimi i të dyshuarit erdhi pas një pune hetimore disamujore.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas një pune hetimore disamujore të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, më 5 dhjetor 2024 është kryer bastisje dhe është bërë arrestimi i një të dyshuari me inicialet R.B., i cili është shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale, si në vijim: 'Përgatitja për kryerjen e vrasjes', nga neni 172 lidhur me nenin 27 të KPRK-së, 'Prezantimi i rremë si person zyrtar', nga neni 409 i KPRK-së dhe 'Mashtrimi' nga neni 323 i KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Policia e ka ndjekur rastin nga prilli i këtij viti.
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje që po kërkohej nga Danimarka
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për spiunazh
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se përgatiti një vrasje dhe u prezantua si person zyrtar
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen në Prishtinë
-
Një muaj paraburgim për të pandehurin që kreu “vrasje në tentativë”