Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim serbit që dyshohet për djegie të veturave në veri dhe sulm ndaj policisë

paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj serbit M.B. që është i dyshuar për djegie të veturave me targa RKS në veri dhe për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas gjykatës, i pandehuri M.B., dyshohet se ka kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasja në tentative”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” si dhe “Zjarrvënie”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.B e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi të pandehurit i llogaritet prej kohës së ndalimit dhe atë prej datës 01.04.2023 deri me datë 01.05.2023.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndaj arrestimit të M.B. ka reaguar Lista Serbe, që madje kishte paralajmëruar edhe më “kryengritje”.