Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga fshati Lubizhdë, Komuna e Prizrenit.
“Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 par. 4. lidhur me nenin 248 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 19.11.2019”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje thuhet se me datën 19.10.2019, rreth orës 17:30 minuta, në fshatin Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, në shtëpinë e tij familjare, i shkakton dhunë psiqike të dëmtuarës – bashkëshortes së tij.
“Në atë mënyrë që papritmas hyn në dhomë ku ka qenë e shtrirë e dëmtuara për shkak të sëmundjes së saj dhe të njëjtën e gjuan me ushqim në fytyrë e më pas e kanos me fjalë, ku tek e dëmtuara shkakton frikë,ankth dhe pasiguri,kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, përfundon njoftimi.