Një muaj paraburgim i janë caktuar policit i cili keqpërdori detyrën duke prishur provat gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Zveçan.
Ai po akuzohet për tri vepra penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të pandehurit A.R., i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare’, si dhe ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’”.
I pandehuri A.R., polic i Njësisë për Reagim të Shpejtë, ka dëmtuar kamerat e sigurisë që kanë qenë të vendosura në objektin biznesor në fshatin Izvor – komuna e Zveçanit me pronar i dyshuari S.N., ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë.