Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve me iniciale F.M. dhe K.T. vjedhje e rëndë.
Më 1 shtator rreth orës 03:20 minuta kanë vjedhur një bastore sportive, pronë e S.S.
“Duke e përdorur forcën kanë hapur derën e lokalit përmes kaçavidës prej nga kanë depërtuar në hapësirat e lokalit, dhe kanë marrë arkën e plastikës në një shumë të konsiderueshme parash dhe janë larguar nga vendi në një drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Masa e paraburgimit do t’iu llogaritet prej momentit të arrestimit datë 01.09.2018 nga ora 04:00 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 01.10.2018.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim personit që vodhi 20 mijë euro në një këmbimore në Prizren
-
Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari në Prizren për vjedhje dhe mbajtje të armëve
-
Një muaj paraburgim për personin që vodhi arkën e bamirësisë në Prizren
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për “vjedhje grabitqare” në Prizren
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vjedhje në Prizren