Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj - paraburgim për të pandehurin nga Podujeva

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale R.H. nga fshati Dumnicë e Epërme, Komuna e Podujevës, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 30.12.2017, dhe do të zgjasë deri më datën 30.01.2018, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

I pandehuri dyshohet se me datën 30.dhjetor 2017, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, pa autorizim transporton substancë narkotike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kontrollit të automjetit “Mercedez Benz” të cilin e drejtonte i pandehuri, në bagazhin e tij është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë përgjithshme prej katër kilogram e njëzet e katër gram (4.024 gr) që cilati transportonte nga qytetit i Durrësit për në fshatin Dumnicë e Epërme, me qëllim të ofrimit për shitje.