Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.SH., i cili më 21 shkurt i kishte shkaktuar dëmtim viktimës A.L., si pasojë e të cilës më pas vdiq.
B.Sh. dyshohet se në fshatin Bibaj të Ferizajt, pranë një pompe të benzinës, kishte grushtuar viktimën A.L., i cili kishte rënë me kokë në beton dhe për pasojë, pas pak kohësh kishte vdekur në spital.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyshuarit për këtë vepër i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, duke marrë parasysh rrethanat e rastit, ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi po të gjendet në liri i pandehuri, mund të arratiset ose të ikë, duke marr parasysh se njëjti që nga data 21.02.2021 është arratisur, gjegjësisht ka shkuar në shtetin e Zvicrës. Përkundër faktit se ai është paraqitur vullnetarisht në organet e ndjekjes, i njëjti ka të rregulluar statusin e leje-qëndrimit në Zvicër dhe mund të ikë ose të arratiset”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.