Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj të pandehurit L.H., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G. dhe B.K., të cilët gjenden në arrati, kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë” në “Kolovicë” të Prishtinës.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka thënë se masa e paraburgimit është caktuar në harmoni ligjin.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës më 26 mars vdiq Egzon Haliti nga Podujeva (30), pas plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtare e rastit Zejnie Gashi (48), e cila ndërroi jetë të mërkurën në QKUK. Prokuroria bëri të ditur se janë të plagosur edhe dy persona tjerë.
-
Prokuroria do të kërkojë paraburgim për njërin nga të dyshuarit për vrasjen në Kolovicë
-
Paraburgim për dy të dyshuar për vrasjen në Prizren
-
Një muaj paraburgim ndaj të miturit për vrasjen në Kobaj të Prizrenit
-
Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë