Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2019.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSepse me datën 07.10.2019, rreth orës 14:45 minuta në Prizren, saktësisht në parkingun në afërsi të zjarrfikësve në Prizren, sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, në atë mënyrë që derisa zyrtari policor kishte parkuar automjetin e tij, i pandehuri fillon ta ofendoj me fjalë të ndryshme, dhe në momentin kur zyrtari policor, i drejtohet me fjalë “eja me mua në stacionon policor”, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin me iniciale S.J., zyrtarin policor, duke e rrokë për jakne (uniform policore) ja nxjerr kravatën, ja hedhë në tokë, aty kanë ndërhyrë dy kolegët e të dëmtuarit dhe e kanë parandaluar sulmin e mëtejmë.