Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.K., transmeton Koha.net.
Ai, sipas kumtesës nga Gjykata, më 16 tetor të këtij viti, rreth orës 21:10 minuta, në Pejë, gjersa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij nga drejtimi i Stacionit të trenit duke qenë nën ndikim të alkoolit, e ka goditur çiklistin në anën e djathtë të rrugës dhe atij me këtë rast i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme
Masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ka filluar nga data 16.10.2018 deri me datë 16.11.2018.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident trafiku me fatalitet
-
Paraburgim për vozitësin që aksidentoi për vdekje këmbësorin në Pejë
-
Një muaj paraburgim pasi dyshohet se tentoi ta vriste ish-bashkëshorten
-
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes në Pejë
-
Një muaj paraburgim ndaj shoferit që dyshohet për goditjen e dy të miturve me veturë në Pejë